Brenda 24 orëve, kryeministri Edi Rama ka thirrur dy herë grupin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij në qeverisje, levizje keto pas deklaratave nga aleati i tij ne bashkeqeverisje, Ilir Meta. Takimi i Ramës me grupin e të besuarve zgjati rreth 1 orë, por aty ishte edhe Petrit Vasili i LSI.
Mesohet se ashtu si nje dite me pare, sot ne zyren e Rames kane shkuar kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Saimir Tahiri, kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi, ministri Arben Ahmetaj dhe Ditmir Bushati.
Veliaj ishte pjese e darkës 4 orëshe që u mbjat më 2 prill mes kryeministrit Rama, kryetarit të LSI-së, Ilir Meta e ministrit Petrit Vasili tek Pazari i ri. Sakaq në Kryesinë e Kuvendit me Metën ndodhej Petrit Vasili, i cili kur ka dale nga zyra e kreut te LSI i eshte bashkuar takimit te Rames ne Kryeministri me grupin e të besuarve.