Kontratat që i kanë shtuar këngëtares zerot në llogarinë bankare.
Këngëtarja 26-vjeçare, nuk ka publikuar një këngë të sajën që nga kënga “Poison” në vitin 2015, megjithatë ka arritur të fitojë 3 milionë paundë vetëm gjatë vitit 2016. Të ardhurat kanë qarkulluar nga bashkëpunimet e saj me marka të ndryshme, përfshirë Adidas, Tezenis dhe Coca Cola, si dhe pjesëmarrja në filmin “Fifty Shades” apo roli udhëheqës në spektaklin “America’s Next Top Model”.
Sipas një burimi të “The Sun”, Rita është në fakt, një nga yjet që punojnë më shumë në biznes”.
Aktualisht, këngëtarja po përgatitet të publikojë albumin e dytë të shumëpritur.
Ajo e la shtëpinë diskografike Roc Nation dhe firmosi një kontratë me Atlantic Records vitin e kaluar, duke thënë se kjo i kishte mundësuar më shumë liri si artiste.