Pas dasmës dhe muajit të mjaltit, modelja dhe aktori u rikthyen në Stamboll, ku kanë vendosur të vazhdojnë jetën.Në rrjetet sociale, ku është mjaft aktive bukuroshja shqiptare tha me shaka se ka shumë gjëra që do t’i publikonte, por nuk e lejon ‘Çenari’.
Aktori turk i ka vendosur ‘kufizime’ edhe në sport, duke i kërkuar që të jetë tifoze e skuadrës së futbollit të Fenerbahçes dhe jo e Galatasarayt.
Ndërkohë, çifti po vazhdon me projektet e tyre, ku gjersa Almeda po merret me spektakle, Tolga ka filluar xhirimet e një seriali të ri.