Një shërbimi i ri vjen për qytetarët nga Posta Shqiptare. Bankomat për pakot, projekti pilot i cili mundëson që në një vlerë prej 30 lekësh, tërhiqet pakoja nga vetë qytetari. Drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi thotë se ky projekt synon të shmangë rradhët e gjata në pritje për të tërhequr pakot si edhe lehtëson sportelet për shërbime të tjera.
Pakot, dhuratat apo blerjet online tashmë do të mund t’i tërhiqni përmes bankomatëve postarë. I instaluar brenda zyrave postës, shërbim i jep mundësi klientit të marrë më të shpejtë blerjen apo dhuratën në një vlerë prej 30 lekësh. Drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi u shpreh se projekti ende pilot, do të shmangë pritjet e gjata në rradhë për të tërhequr pakot.
Majlind Lazimi: Ne kemi hapur një dritare të re, një opsion të ri sesi qytetarët shqiptarë mund të marrin një shërbim postar, bashkëkohor dhe shumë inovativ. Tashmë qytetarët nuk kanë nevojë të presin në zyrat tona në radhë për të marrë një pako, por mund të vijnë shpejt në qendër të qytetit për të tërhequr pakon e tyre në 7 ditë të javës.
Shërbimi aktualisht ofrohet në degën krysore të postës shqiptare dhe në degën e liceut artistik, ndërsa plani do të zgjerohet në të gjithë vendin.




























