Meta: Opozita nuk ka çfarë të humbasë, mund të bëjë çdo gjë nga dëshpërimi
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar sot gjatë emisionit “Arena” se maxhoranca e ka për detyrë t’i krijojë opozitës kushtet maksimale që të marrë pjesë në zgjedhje.
Meta ka sqaruar dhe ata që janë habitur nga qëndrimi i LSI, pas deklaratës së famshme për “qeveri besimi”. Kreu i Kuvendit ka paralajmëruar se opozita shqiptare nuk ka çfarë të humbasë dhe nga dëshpërimi mund të bëjë veprime që dëmtojnë këdo.
Pjesë nga fjala e Metës:
Është bërë pak më problematike pas vendosjes së çadrës në një vend shumë simbolik dhe interesant, midis qeverisë dhe parlamentit. Për të gjithë ata që mund të jenë habitur për qëndrimin e LSI, mund të kujtoj që qëndrimi im dhe qëndrimi i LSI ka qenë për dialog, me rikthimin e opozitës në parlament dhe vazhdimin e reformave në veçanti asaj zgjedhore.
Reforma të cilat jaën vendimtare jo vetëm për stabilitetin e vendit por edhe për integrimin e vendit.
Kemi të bëjmë me çështje që i takojnë të gjithë shqiptarëve. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo qytetari shqiptar i cili ka mundësi që 1 herë në 4 vjet ka të drejtë të shprehet me votë.
Nuk ka asnë arsye që ne të fusim Shqipërinë në një sfidë të jashtëzakonshme nga e cila askush nuk do të fitonte. Dhe unë besoj shumë që si Basha dhe Rama do të reflektojnë, do të ulen dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë që vendi të shkojë në zgjedhjet që meriton.
Mendoj që maxhranca jo vetëm që e ka përgjegjësi por edhe në plannin pragmatik nuk ka arsye që të ketë shqetësim nga krijimi i garancive maksimale për opozitën që të marrë pjesë. Ndërkohë që opozita duket se nuk ka se çfarë të humbasë, dhe duhet patur shumë kujdes me dikë që nuk ka çfarë të humbasë se nga dëshpërimi, trishtimi mund të bëjë veprime që i dëmtojnë të tërë.