Për herë të parë, Shqipëria do të jetë vendi i pritjes së Bienales së artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu, një event i disiplinave të ndryshme që ndodh 2 herë në vit, në vende të ndryshme në Evropë.
Në të do të marrin pjesë më shumë se 200 artistë të rinj të moshave 18 – 34 vjeç, të cilët do të prezantojnë punët e tyre bashkëkohore dhe performancat të bazuara në një nga temat e përcaktuara nga drejtori artistik.
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të mirëpresin një anije artistësh që do të zbresë në Durrës për ta kthyer Tiranën në Kryeqytetin e Kulturës Mesdhetare. Nga datat 4-7 Maj, publiku do të ketë një eksperiencë ndryshe të artit bashkëkohor falë formulës interesante të Bienales “Mediterranea 18”, në një shfaqje të pazakontë.