Pas humbjes turpëruese të Barcelonës përballë Juventusit, e përditshmja sportive madrilene “AS” është tallur me Lionel Messin. Kjo gazetë ka publikuar një foto të Leonardo Bonucci duke i treguar diçka Lionel Messit, ndërsa në titull shkruan: “Dalja është andej!”. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të Juventusit, ndërsa Barcelona është pranë eliminimit nga Champions League.