Futbolli tregoi edhe një herë se është i mrekulueshëm. Jo vetëm në fushë, por edhe për ndjenjat njerëzore jashtë saj. Pas anulimit në takimit mes Borussia Dortmund dhe Monaco, këta të fundit thirrën në stadium emrin e Dortmund për të shprehur solidaritetin. Gjermanët nuk e kanë lënë me kaq. Me shpejtësi u shpërnda në rrjetet sociale një nismë për të marrë në shtëpi të gjithë tifozët e Monaco që nuk kishin prenotuar hotel. Ishin të shumta fotot e postuara në rrjetet sociale me tifozë të të dy skuadrave që kaluan natën në shtëpitë e gjermanëve.