Është përfolur shumë se mes Nora Istrefit dhe Tunës nuk ekzistonin relata të mira, përkundrazi ato kishin antipati për njëra-tjetrën.
Këto zëra kanë qënë që para se Tuna të fillonte një lidhje me kunatin e Norës, Patrisin, me të cilin pret edhe një djalë. Hera e fundit që ato janë fotografuar bashëk, ka qënë në eventin e inagurimit të biznesit të Elvana Gjatës ku ato thjesht pozuan krah njëra-tjetrës, pa afrimitet. Sot, një detaj tjetër ka rënë në sy të mediave. ‘Artistët shqiptarë’ transmeton se dy këngëtaret e njohura nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale duke kuriozuar kështu fansat se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre pak javë para se Tuna të sjellë në jetë djalin e saj me Patris Berishën.