Fotografia e një gomari në alpet e Shqipërisë, e shkrepur nga fotografi belg, Frederik Buyckx është shpallur fituese në një prej kompeticioneve më të rëndësishme në botën e fotografisë zhvilluar nga “Sony”.
E veçanta e kësaj fotografie, sipas jurisë përzgjedhëse, qëndron për faktin se kompozimi dhe elementët e fotografisë tregojnë transformimin e natyrës teksa mbërrin dimri dhe sipas juristëve kjo është një punë e bukur.
Fotografi do të përfitojë plot 25 mijë dollarë nga ky çmim.