Aleati i Bashës në opozitë Dashamir Shehi ka qenë sot i ftuar në ‘’Këndin e Ekselencës’’. Duke folur për situatën politike ai thotë që Ramës i ka mbetur në dorë vetëm arma e Vettingut.
‘’Unë si Dashamir Shehi them se duhet ta votojmë Vettingun. Në mënyrë që t’ia heqim nga dora kryeministrit këtë armë, sepse ngeli Vettingu, Vettingu. Edhe për një rrugë që është me gropa e ka fajin Vettingu.
Çadra është një projeksion parazgjedhor dhe shumë shpejt do të mbyllet. Në Kavajë s’do ndodhë asgjë nga këto skenarët që thuhen. Unë uroj që dhe pala tjetër ta dëgjojë mesazhin. Në qoftë se këtu agravohen situatat gjithçka mund të ndodhë, edhe pse uroj që jo’’, deklaroi Shehi.
Edhe dje pas dështimit të negociatave i vetmi argument që diskutoi Rama ishte refuzimi i Vettingut nga ana e opozitës.
‘’Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet’’, shkruante dje Rama