“Ky është raporti vjetor i Komisionit Europian në fund të 2015-ës për këtë kandidat të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan më tej “Reporterët pa Kufi”, e cila thekson se duhet të zbatohet më mirë legjislacioni për lirinë e shprehjes.
“Pavarësisht ligjeve të lirisë së informimit të miratuara në vitin 1999 dhe 2014, qasja në informatat e mbajtura nga shteti vazhdon të jetë e kufizuar dhe autoriteti rregullues i medias elektronike, AMA, është i politizuar.”, citohet më tej.
Organizata e rendit Shqipërinë në vendin e 76-të, ndryshe nga 2016-ta kur Shqipëria renditej në vendin e 82-të.
Shqipëria ka bërë një përparim të lehtë në një kohë rënie të lirisë së mediave në botë.