“Unë mendoj se Mertens ka dëshirën për të qëndruar në Napoli, por duhet të kuptojmë se çfarë mendon gruaja e tij. Nëse zgjidh këto çështje me të, s’ka dyshim që Dries do të mbetet në Napoli. Ne e mirëpresim me krahë hapur”. De Laurentiis flet për rinovimin e belgut dhe më gjerë. Në një intervistë me bein Sport, presidenti gjithashtu flet mbi tema të tjera. Duke nisur nga Sarri. “Ai ka një kontratë që lidh për shumë vite, është e vërtetë se ka një klauzolë dënuese, por mund të zbatohet vetëm pas një viti. Ajo është 8 milionë euro, e cila nuk duket pak si një dënim për të shkuar si trajner diku tjetër”.
KOULIBALY E HIGUAIN
Oferta për Koulibaly? “Chelsea erdhi e ofroi më shumë se 55 milionë euro, por Contes i thashë se një si Kalidou nuk mund të shitej. Vetëm nëse Sarri nuk më thotë “mund të shesësh kë të duash, sepse unë kam Tizion, Caion dhe Sempronion, të cilët janë gjithashtu shumë të besueshëm”.
Higuain mund të më tregojë me gisht, që të shfajësohet para tifozëve, por ata nuk janë budallenj dhe ata e kuptojnë shumë mirë situatën. Nëse je person me shije të mirë, nuk e tradhëton ekipin ku ke luajtur dhe ku ke fituar reputacion ndërkombëtar, duke shkuar tek rivalët e Juventusit. Unë mendoj se këtu nuk ka të bëjë as presidenti, as vëllai i lojtarit, por vetëm kultura e tij, që ka treguar se e ka të vogël”.