Plotësohet pokeri. Ferrari, Porsche 918 Spyder dhe McLaren P1 kanë gjetur bukë për dhëmbët e tyre. Një “Formula One” për në rrugë. Pretendimi është pak i tepruar, por kjo është ambicia, që nuk e ka fshehur Mercedes AMG Project One. Super makina e yllit me tre cepa do të prezantohet këtë vjeshtë në Ekspozitën e Motorrëve në Frankfurt.
Fuqia do të jetë e atij niveli. Edhe cilindrata e V6 Turbo, prej 1.6 litra. Në total do të ketë një fuqi prej 1020 kuajsh. Dy të tilla 748 do të furnizohen për regjimin 11.000 xhiro në minutë nga benzina super, ndërsa 408 të tjera do të prodhohen nga katër helika elektrike.
Do të jetë një hibrid super plug-in, në gjendje të përshkojë 50 km duke qenë në modalitetin tërësisht elektrik. Deri tani janë mbajtur të fshehta shpejtësia, që thuhet se do jetë ekstreme. Edhe falë një peshe prej 1315 kg, bashkë me bateritë. Për një raport peshë/fuqi prej 1.3kg/kalë. Thjesht magjepsës. Mercedes AMG Project One do të prodhohet në më pak se 300 ekzemplarë dhe do të ketë një çmim më të lartë se 2 milion Euro.