Ruçi i kujtoi Ilir Metës së kishte favorizuar për 4 vjet opozitën në parlament, por tani ishte koha të reflektonte. Përndryshe “PS mund ta zgjedhë që nesër presidentin e ri, edhe pa votat e LSI” u shpreh Gramoz Ruçi.
“O të zgjedhim presidentin o të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Sa për dijeni ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona që i kemi pasur dhe po të dojmë i kemi 71 vota dhe për të zgjedhur presidentin pa LSI por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin, sepse PS nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave.
U takon juve si forcë politike që jeni vendosur si intelokutor mes palëve dhe thashë do flas troç keni anuar nga pala tjetër” tha Ruci.
“Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse kemi votat që në raundin e parë. Opozita nuk erdhi. Ju na kërkuat para një jave në Hotel Dajti që ne tu jepnim dakordësinë tonë që ju ti drejtoheshit me një letër PPE të cilët në përvojën time asnjëherë nuk kanë qenë shuëm dashamirës me PS. Megjithatë ne ramë dakord dhe ju i çuat ftesë atyre.
Si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën. Mendoni për një çast ta kishin bërë këtë me palën tonë kundërshtare. Nuk ka ndodhur në asnjë rast jo vetëm të thellohen por të mos pranohen asnjë ndërmjetësim. Na kërkuan të thellohemi jashtë çdo logjike normale, kushtetuese, demokratike. Ju në tavolinë u treguat shumë i lumtur edhe pse këto kërkesa ishin absurd” tha Gramoz Ruci.
“Ju takon juve edhe si interlektutor edhe si negociator dhe keni anuar nga ana tjetër dhe mirë keni bërë. Ju kërkoj të reflektoni për të mos e mbyllur këtë parlament me një dështim të tillë për ata të çadrës. Ju kërkoj të mbledhim konferencën e kryetarëve që qysh nesër të bëhen dy raundet e tjera” u shpreh Gramoz Ruçi.