Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Baza e cdo dege të PD bëri propozimet e veta, madje mësohet se vetëm në Fier janë propozuar 100 kandidatë, ndërsa në Shkodër 66. Po ashtu edhe në qytetet e tjera ka patur popozime të shumta, të cilët u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër.
Mësohet se mes të propozuarve janë ish-drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Premçi në Dibër, si dhe deputetja aktuale Dhurata Çupi.
Në Tiranë në zonën e ish-Bllokut është propozuar Neritan Sejamini, aktualisht këshilltar politik i Lulzim Bashës.
Po ashtu, në emrat e përfolur janë edhe Jorida Tabaku, Grida Duma, si dhe Oerd Bylykbashi.
Në Sarandë Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Jolio Dine, Heriz Hema, Matilda Qurku.
Në Shkodër, Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Qamil Gjyrezi dhe Adela Kryeziu.
Në Gjirokastër, Altim Çomo, Esheref Shehu, Theodhiraq Vangjeli etj.
Pavarësisht propozimeve të ardhura nga baza, qendra e ka ndërprerë këtë proces pasi kandidatët duhet të miratohen nga kryesia e qendrës dhe të verifikohen nga komisioni i drejtuar nga Halim Kosova, shkruan Gazeta Shqiptare.