Pas Majlinda Bregut, edhe ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkon reflektimin e Partisë Demokratike, pas paralajmërimeve për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Topalli u shpreh përmes një reagimi për Shqiptarja.com se ka tre javë që kërkon të mblidhet grupi parlamentar demokrat për të diskutuar mbi këtë çështje.
“Prej disa javësh kërkoj mbledhjen e Grupit Parlamentar për të diskutuar mbi këto çështje.
Por nuk kam marrë asnjë përgjigje”, u shpreh Topalli për Shqiptarja.com.
Ndërkohë, deputetja demokrate nuk ka marrë pjesë në tubimet e fundit të opozitës.
Bllokimi i rrugëve nga PD, të hënën e kaluar nuk pati si protagoniste Topallin, e cila sqaroi për mediat se ka kërkuar opozitë në fortë në Kuvend.