Cristiano Ronaldo po shkruan historinë në Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmë shënoi një tjetër tripletë pas asaj ndaj Bayernit. Ylli i “galaktikëve” ka folur pas ndeshjes duke i habitur të gjithë.
“Duhet të përgëzojmë të gjithë skuadrën, i cila sot qe e jashtëzakonshme. Mua më ngeli të shënoj golat. Kemi luajtur mirë nga fillimi deri në fund. Bëmë një ndeshje totale.
Jam shumë i lumtur për golat e mi, por edhe për shifrën 400 që kam arritur me klubin. Asgjë nuk është mbyllur. Atletico është shumë e fortë, nuk është rastësisht në gjysmëfinale dhe duhet të jemi të përqendruar deri të mërkurën e ardhshme”, tha portugezi pas ndeshjes.