Diego Simeone ka mbetur i pakënaqur nga gjykimi në humbjen e thellë 3-0 në “Santiago Bernabeo” ndaj Realit. Strategu argjentinas nuk ngurron që të kritikojë arbitrin Atkinson për disa vendime të tij.
“Rreshtimi i mbrojtjes sonë në rastin “offside” të Ronaldos? Nuk ka rëndësi nëse ishim brenda ose jashtë detyrave, përderisa arbitri vendosi atë që donte. Për mua ai gol erdhi nga pozicioni jashtë loje dhe duhej anuluar.
3 gola janë shumë në një gjysmëfinale Champions-i, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për mundësitë. Ta lëmë pas këtë lojë dhe të mendojmë urgjent në lidhje me përplasjen e së shtunës në kampionat.
Pavarësisht disavantazhit të konsiderueshëm, mendoj se ka ende mundësi, që duhen luajtur. E përsëris, do t’i luajmë të gjitha mundësitë, edhe pse shanset për të lëvizur drejt finales së Cardiff-it janë minimale”.