I pagëzuar ndryshe si qytet i luleve, Shkodra ja ka kushtuar 6 Majin kësaj feste.
Lulet shumëngjyreshe si: karajfili, mullaga, jasemini, lule bora, trëndafili etj janë karakteristike të këtij qyteti, që edhe sot ruan me fanatizëm kultivimin e tyre.
Drita Mandi është një prej grave Shkodrane që ka përcjellë traditën e të parëve duke kultivuar në bahçen e saj lulet, e që në këtë 6 Maj ka zgjedhur që një pjesë të tyre t’i tregtojë për bashkëqytetaret e saj.
Interesi është i lartë thotë ajo, por më së shumti në ditë simbolike si 6 Maji, ato janë në epiqender të çdo festimi, apo kërkese të qytetareve.
Bahcet shkodrane janë të njohura për lulet shumëngjyrëshe e plot aromë që i kanë dhënë këtij qyteti jo vetëm emrin, por edhe bukurinë e hijeshinë.
Madje ato kanë shërbyer edhe si frymëzim për krijuesit, e sot Shkodra numëron plot 150 tekste këngësh për lulen.