Të gjithë e kemi vënë re ndryshimin drastik të Arian Çanit. Tani kur i është afruar të 50-ve shohim një Çani më të palestruar dhe shumë simpatik. Përveçse vrapon dy orë në ditë, moderatori i Zonë e Lirë zgjedh të jetë i kujdesshëm edhe në ushqim. Ai konsumon vetëm “maki” ( oriz me perime) dhe kjo e mban në superformë. Por pse zgjedh ta konsumojë drekën vetëm jashtë, a nuk di të gatuajë bashkëshortja e tij?! Edhe për këtë pyetje Çani e ka dhënë një përgjigje në emisionin e ri të Rudina Dembacaj, “Mos i fol shoferit”. “Unë konsumoj maki, është oriz me perime jo sushi. Gruaja ime gatuan shumë mirë, por ky është një ushqim specifik që nuk e bën dot njeri e bëjnë vetëm specialistët”, ka thënë Çani në taksinë e Rudinës. Shumë prej politikanëve më në zë të vendit kanë kaluar pa diskutim njëherë nga studio e tij, “Zonë e Lirë”, shkruan Opinion. Gazetari i mirënjohur, Arian Çani ka patur fatin të intervistojë shumë nga figurat politike shqiptare, qofshin këto femra apo meshkuj. Por a e dini se cila është politikania më seksi për Çanin?! Edhe ai si shumë të tjerë mendon se seksi është një nga femrat më sharmante të PD-së, Grida Duma