Deklarata e deputetes demokrate Arbjola Halimi bëri bujë ditë më parë, pasi i thoshte Majlinda Bregut “Bukëshkelur pa sy”.
Po ashtu në profilin e saj u shpërnda një artikull për vilën e Bregut. Për këtë arsye ajo ka reaguar duke sqaruar dhe mediat se shkrimin e ka shpërndarë pa dashje në profilin e saj, ndërsa nuk mohon fjalët e drejtuara ndaj deputetes.
“Sqarim per mediat. Shkrimin e kam shpërndare pa dashje duke e lexuar dhe nuk paraqitet ne murin tim. Por, qe i kam thene Bukeshkelur pa sy, e keni ne mur. Dy dite me pare!”, shkruan Halimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.