Kryeministri Edi Rama kishte parashikuar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, por mësohet ta ketë anuluar.
Burime nga kryeministria bëjnë me dije se kryeministri Rama e ka anuluar takimin e hapur për shkak të motit të keq.
E ndërsa anulohet takimi në Dibër, kryeministri është takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu gjithnjë në funksion të gjetjes së një zgjidhje për krizën politike.
Lëvizje dhe takime të shpeshta ka pasur edhe në kampin opozitar, ku Lulzim Basha ka mbledhur dy herë aleatët dhe dy herë ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrin Sali Berisha