Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka komentuar vdekjen e adoleshentes 15 vjeçare mesnaten e te henes duke u gdhire e marte gjatë një operacioni.
Shehu thotë se është e pandershme që të denigrohet figura e mjekut Tefik Zhurda që asistoi në operacion.
Më tej ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka renditur edhe arsyet që sipas tij kanë sjellë vdekjen e 15 vjeçares.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
“E pandershme të denigrosh mjekun prej një tragjedhie pa fajtor!
Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.
E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin “balte” mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.
Së pari dua t’i shpreh dhimbjen e thellë e ngushëllimet e mia familjarëve të vajzës së re që humbi jetën sot.
Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr “balten” e qetesuar sado pak dhimbjen:
Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.
Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.
Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.
Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.
Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.
Ndërkaq pa denigruar personalitetin e mjekut përkatës i cili si pasojë e traumës psikologjike dhe dhimbjes ka tentuar vetëvrasje. Ai është midis jetës dhe vdekjes.
PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.
I uroj shërim të shpejtë kolegut tonë!”