Prej gati dy orësh po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit takimi i krerëve të partive politike parlamentare, por shanset për të arritur konsensus janë të pakta.
Burimet nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga 18 qershori si data e zgjedhjeve parlamentare. Krerët e partive parlamentare janë larguar nga mbledhja por në Kryesinë e Kuvendit ka vijuar të qëndrojë Edi Rama dhe Luzlim Basha, të cilët po zhvillojnë takim kokë më kokë.