Sot pa dyshim Shqiptarët nuk ndihen peng i politikës. Është lajm i mirë që të gjithë ne pa përjashtim të shkojmë në kutitë e votimit për të shprehur vullnetin tonë të lirë e pa presione politike.
Më poshtë deklaratat e dy liderve politik pas arritjes së marrëveshjes midis tyre.
“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, – tha Basha pas takimit.
Ndërsa kryeministri Rama nuk ka preferuar të flasë. “Sa më takon mua jam 100% me atë që tha kreu i opozitës” – tha Rama. Ai i ka shtrënguar dorën kreut të opozitës dhe më pas është larguar. Në sfond janë dëgjuar edhe brohoritje të simpatizantëve të PD-së, që po prisnin jashtë Kryesisë së Kuvendit.
Redaksia online
zeripopullit.al