Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht edhe presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi ka treguar situatën që është krijuar në kampin kuqeblu.
Ademi e cilëson si të papranueshëm refuzimin e sulmuesit Elis Bakaj për të luajtur ndaj Tiranës duke e quajtur gjestin e tij, një histori shqiptare.
Për çështjen Bakaj
“Është e papranueshme ajo që ka ndodhur. Nuk e imagjinoj dot. Por ne kemi besim te shkodranët. Ajo ishte një histori shqiptare, që një lojtar dezerton në momentin e fundit”, tha ahjo për “tch”.
Për sfidën ndaj Tiranës
“Kam folur me stafin teknik, ata ndodhen në Ulqin për fazën përgatitore dhe të fokusuar në ndeshjen e radhës. Duke parë rëndësinë, ata nuk munden të komunikojnë me mediat. Po punohet shumë që të dalin me sukses në këtë përballje, edhe pse të vjen keq kur sheh që luajnë dy skuadra, si Vllaznia dhe Tirana, për mbijetesë”.
Akuzat dhe neglizhenca e skuadrës
“Unë nuk mund të akuzoj, por në disa raste bashkohem me Armandon Cungun. Ka pasur ndeshje, si ajo me Korabin, ku skuadra ka neglizhuar dhe nuk është përgjigjur si duhet”.