Taulant Xhaka ka fituar edhe një trofe në ligën zvicerane pas titullit të kampionit. Skuadra e reprezentuesit shqiptar Baseli ka fituar Kupën e Zvicrës duke e mposhtur Sionin me rezultat 3-0.
Pas këtij takimi, Xhaka ka shprehur gëzimin duke falënderuar për mbështetjen tifozët.
“Dëshiroj nga zemra të përshëndes të gjithë tifozat e mi për mbështetjen e dhënë! Është një ndjenjë e papërshkrueshme të mbash në dorë kupën e Zvicrës nga viti 2012 e deri tani. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar në Facebook, Xhaka.
Ndryshe, këtë arritje të Taulantit e ka përshëndetur dhe uruar edhe vëllai tij, i cili dikur ishte lojtar i Baselit, aktualisht lojtar i Arsenalit, Granit Xhaka.