Ylli Manjani ka hedhur thumbat e radhës, ndërsa ka shkruar se në datën 26 fillon avazi. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke komentuar situatën politike, ai bën edhe një analizë se kush do të jetë produkti i zgjedhjeve.
“Produkti i zgjedhjeve.
Përtej përplasjeve elektorale, diçka është arritur në këto zgjedhje: askush nuk i ka borxh askujt!
Qeveria e re do bëhet nga ata që besojnë më shumë njëri-tjetrit! Historia e së shkuarës do ndikojë…
Pa dyshim, aleancat nuk do jenë as programore e as strategjike. Ideologjike jo e jo! Do jenë thjesht taktike e afatshkurtëra.
Me datë 26 fillon avazi…”, përfundon ai komentin në rrjetin social.