Hapen procedurat për dhënien e pesë koncesioneve në fushën e energjetikës. Procedurat tenderuese janë hapur në qershor dhe do të përfundojnë në fund të korrikut. Bëhet fjalë për ndërtimin e pesë hidrocentraleve në Thanë në Murriz, Lumin Shalë në Theth, ndërtimi i hidrocentralit Lusa, hidrocentrali Kukur në juglindje të vendit dhe hidrocentrali Gojan është në luginën e lumit Fan i Madh. Të dhënat për çdo koncesion janë publikuar sot nga portali Open Data Albania, sipas të cilit mësohet se janë publikuar këtë muaj 5 koncesione të reja në proces prokurimi gjatë muajit qershor- korrik. “Këto procedura nuk janë të zbardhura në faqen e ATRAKO, Axhensia e Trajtimit të Koncesioneve Ministria e Ekonomisë. Pasaportën për prokurimin koncesionar ju mund ta gjeni në faqen Open Data Albania, regjistri koncesionar. Ato janë për pesë hidrocentrale në pesë kaskada dhe lugina të ndryshme të vendit”-thuhet në ODA.
Koncesionet
- Me afat 35 vite Hidrocentrali Thanë, pritet të tenderohet duke hapur ofertat në datën 17 korrik. Procedura është për prokurim është shpallur në datën 15 qershor me firmë të sekretari të përgjithshëm të ministrisë së energjetikës zotit Koli Bele.
- Hidrocentrali tjetër është mbi Lumin Shalë (Theth) me afat shfrytëzimi 35 vjet i formës Bot. Ky koncesion është shpallur në datën 27 qershor dhe dokumentat nga konkurrentët në tender do të dorëzohen në datën 25 Korrik. Nënshkrues i dokumentacionit dhe njoftimit është po sekretari i përgjithshëm i Autoritetit Prokurues.
- Hidrocentrali Lusa është një tjetër koncesion hidrik i shpallur në muajin qershor për të përfunduar dorëzimi i ofertave për tenderim në Korrik.
- Hidrocentrali tjetër është në Kukur (jug lindje) dhe ka afat 25 vite, tenderi për prokurimin e tij mbyllet në datën 10 korrik.
- Hidrocentrali Gojan është në luginën e lumit Fan i Madh. Edhe ky hidrocentral anoncohet me firmën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë dhe gara për përcaktimin e fituesit është 31 Korriku.