Edi Hallaci një emër i njohur i emisioneve radiofonike ka bërë një reagim pasditen e djeshme në rrjetin social facebook duke na rikthyer në vëmendje një realitet vulgar që dominon në shoqërinë tonë sot.
Bëhet pikërishtë fjalë për atë jetën e “luksit” që shumë persona mundohen ta shesin nëpër rrjete sociale.
Kush tha që në Tiranë nuk ka bordello ?!
“Padam” njihet si një nga bordellot më të njohura të kryeqytetit. Vendi ku njerëzit e frustruar dhe të etur për vëmendje, shkarkojnë energjitë negative, duke postuar foto dhe duke treguar se në jetë, i’a kanë dalë të jenë aty.
Shef Fundimi i’a ka nxjerrë fundin.
Vendin e dytë vazhdon t’a ruajë me krenari, “Artigiano”. Tashmë në një partneritet privat-publik me salmonelën, po korrin sukseset e radhës, duke gatuar vërtet shëndetshëm.
Në listën e bordellove të kryeqytetit nuk mund të lëmë jashtë “Cioccolatitaliani Tirana” një vend interesant ku një “glasë pule” e ardhur nga Italia, kushton rreth 10 mijë lek të vjetra.
Një prurje e re është dhe “Kentucky Fried Chicken”, jo më kot gjendet në bllok, është vendi ku mbushin barkun çunat e babit, të cilët janë rritur me qumësht pluhur. Kjo i bën ata të mbeten gjithë jetës buzëqumësht.
Sigurisht dreka duhet të konsumohet aty, pasi mund të parkosh X5 para, dhe njerëzit mund të të shikojnë duke ngrënë, ndërsa ti qëndron stoik në karriget e parehatshme duke lepirë kockën e gjelit, me një babëzitje të frikshme.