Deri sot, jemi krenuar për harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyeshme që kemi trashëguar nga të parët tanë, prandaj duhet ti themi ndal tendencave për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndërfetare. Duhet t’i themi ndal investimeve të mbrapshta, që synojnë shkombëtarizimin e shqiptarëve.
Shqiptarë, ju që e doni kombin dhe jo armikun, ju që nderoni flamurin kombëtar dhe personalitetet kombëtare, ju që mbi të gjitha keni Shqiptarinë, mos lejoni përçarje, mos lejoni të fyhet kryeheroi kombëtar dhe kurrë mos u tjetërsoni, sepse edhe vet Zoti ka mund të ju fal me tjetër kombësi, por ju fali shqiptar me gjuhë shqipe.
Çdo shqiptar ka obligim hyjnor që kombin ta mbajnë të bashkuar, të ruaj traditat kombëtare, gjuhën dhe të gjitha këto të mos i lë që të sakrifikohen (siç janë sakrifikuar dhe sakrifikohen edhe sot) në llogari të civilizimeve që vijnë nga vende, kombe, kultura e gjuhë të huaja.
Nga Tahir Veliu ✍️