Nga Bledi Mane
E nisen diten e shenjte te Kurban Bajramit duke bere kurban korifeun e identitetit tone kombetar. I shkuan qindra e mijera aty poshte kembeve te tij, ne shtepine e tij, ne sheshin me emrin e tij dhe ia hodhen persiper burken. E fshehen se i frikesohen edhe 549 vjet pas vdekjes. Sot Komuniteti Musliman Shqiptar ka bere gafen historike duke mbuluar krejt statujen e heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut. Mijera besimtare te mbledhur ne shesh per lutjen e Kurban Bajramit sot ne mengjes, kane vene re se statuja e famshme e Skenderbeut ishte mbuluar e tera nga ekranet gjigande LED. Ne pjesen ballore te sheshit, besimtaret muslimane nuk shihnin perkrenaren, portretin dhe as kalin e heroit por ekrani shfaqte gjithe kohen jo fytyren e Skenderbeut por fytyren e Skenderit, Skender Bruçajt kryetari i komunitetit musliman shqiptar. Pse ky veprim i shemtuar ne nje dite te shenuar?
Ooooo besimtare hipokrite, o injorante te historise. Gjergj Kastrioti nuk prishi xhami, nuk percau religjionet, nuk mbolli urrejtje. Skenderbeu luftoi kunder nje perandorie qe osmanllizoi vendin e peninsulen dhe stacionoi injorancen dhe progresin.
Frikacake, nuk e beni dot kurban lavdine e dishepullit te me te madhit shqiptar nder shekuj. Ju te gjithe mund te jeni si Fadil Kasemi por Skenderbeu nuk ka pasur e nuk do kete fatin tragjik te Fildes Hafizit. Ju nuk e poshteroni e as nuk e vrisni dot legjenden e Skenderbeut qe ben te shkelqeje nga krenaria cdo minare xhamie, qe ben te jehoje nga lavdia cdo kambane kishe ne kete vend…
Edi Rama, e shpalle vitin 2018 vitin e Skenderbeut por keta jeniçeret qe kemi neper kembe sikur me shembellejne Petrit Vasilin e 4 viteve te fundit!