Taking too long? Close loading screen.

Mesila Doda: Jam përkrah nënave, fëmijëve, burrave e të moshuarve të “Astirit”, që kërkojnë një strehë

Nga Mesila Doda

Sot ka nisur hapi i fundit nga media proqeveritare, ai i denigrimit të protestuesve të banorëve të “Unazës së Re”. Shpreh indinjatën për këto metoda komuniste dhe deklaroj publikisht mbështetjen time për banorët. As nuk mundem të mendoj që shteti të sillet me ta kaq armiqësisht. Si nënë, si grua, si politikane, jam përkrah nënave, fëmijëve, burrave e të moshuarve që kërkojnë shtëpitë e tyre, një strehë ku të futen e mos qëndrojnë mes katër rrugëve. Ky vend ka boll të varfër e skamnor që t’i shtohen akoma të tjerë e shteti të bëjë sikur asgjë nuk po ndodh. Deri në fund me banorët e Astirit. Cilido qytetar i këtij vendi ka të drejtë për një jetesë dinjitoze.

Next Post

Stay Connected with Us

Recent News

%d bloggers like this: