Spikerja e njohur e lajmeve, Iva Kalemi do të nisë një rrugëtim të ri në një tjetër televizion. Ivën e kemi parë teksa prezantonte lajmet në Vizion Plus, por tani ka ardhur koha për një etapë të re.
Përmes një njoftimi në profilin e saj në Instagram, spikerja ka bërë të ditur se nga sot do e shohim në ekranin e Klan News, televizioni më i ri informativ.
Informacionet më të fundit në Klan News tani e tutje do t’i dëgjojmë nga Iva, e cila me prezencën e saj sjell përherë një frymë dhe energji pozitive në ekran.
Në postimin e saj në Instagram falenderon ekipin drejtues që besuan tek ajo dhe falenderon me përzemërsi kolegët e Vizion Plus.
“Nga sot nis një rrugëtim të ri, në ekranin më të ri informativ, Klan News! Do të jetë dritarja ime dhe juaja, për të ndarë bashkë lajmet dhe informacionet e dobishme të aktualitetit! Mirënjohje për ekipin drejtues që besoi tek unë, dhe një falenderim të përzemërt për gjithë kolegët e Vizion Plus, që më bënë të kaloja një përvojë të shkëlqyer, përgjatë tre viteve!” – shkruan Iva.