Një ditë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për zëvendësimin e 4 ministrave, ai që bëri më shumë zhurmë ishte largimi i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Por këtë të martë, Ditën e Verës, Tahiri është parë në krah të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Të tre kanë marrë pjesë në inaugurimin e “Pazarit të Ri”. Motivacioni për largimin e Saimir Tahirit, kryeministri e ka sqaruar se ka mbi shpatulla fushatën e Tiranës. E siç duket sot Tahiri ka nisur nga puna për fushatën.
Ajo që të bën përshtypje, në disa foto të siguruara nga tiranapost.al janë edhe se te tre, Edi Rama, Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri janë veshur me atlete.