Një ditë pas 1 Prillit, ishte Saimir Tahiri ai që hodhi ngacmimet e para për koalicionin qeverisës. Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, Tahiri tha se PS koalicionin më të fuqishëm e ka me qytetarët.
“Kush nuk e ka kuptuar ende kemi kryeministrin më të mirë, PS është më e fortë se kurrë. Bashkë me shqiptarët do fitojmë më shumë se kurrë. Me të gjithë përballë PS-ja do fitojë, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Edi Rama do të jetë edhe kryeministër pas zgjedhjeve”, deklaroi Tahiri.
Pakti 4-vjeçar për bashkëqeverisjen me socialistët përfundoi në 1 prill, por nga LSI ende nuk është marrë një vendim për rinovimin, ose jo të tij.